Presidentja Osmani vlerëson lartë kulturën demokratike, uron kryetarët e komunave

15.11.2021

Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë. Presidentja falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të […]

Presidentja Osmani vlerëson lartë kulturën demokratike, uron kryetarët e komunave Foto: Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani / Presidenca e Kosovës

Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë.
 
Presidentja falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës.
 
Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar.