Presidentja Osmani uron Suedinë për NATO-n: Moment historik për sigurinë

26.02.2024

Presidentja, Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, për marrjen e dritës jeshile nga të gjitha vendet anëtare për anëtarësim në NATO.

Presidentja Osmani uron Suedinë për NATO-n: Moment historik për sigurinë Foto: Ilustrim

Osmani shkruan se ky është një moment historik për sigurinë, dhe Kosova do vazhdojë të punojë që t’i bashkohet Aleancës transatlantike, transmeton klankosova.tv.

”Urime, Kryeministër Kristersson!

Ky është një moment historik për sigurinë, parandalimin dhe mbrojtjen evropiane!

Kosova do të vazhdojë të punojë me aleatët në përpjekjet tona për t’iu bashkuar Aleancës transatlantike, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të sigurt”.