Presidentja Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

12.08.2022

Ajo ishte e nikoqire e disa prej të rinjve të suksesshëm në fushën e arsimit, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. “Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve. Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, […]

Presidentja Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë Foto: Ilustrim

Ajo ishte e nikoqire e disa prej të rinjve të suksesshëm në fushën e arsimit, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

Pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë tanë si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës”, ka shkruar Osmani në Facebook.