Presidentja Osmani nga Washingtoni: Kosova krah për krah me SHBA për kapituj të rinj bashkëpunimi
11.07.2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim në Washington D.C. me Zëvendës Sekretarin e Shtetit amerikan, Christopher Landau, ku është pritur me mikpritje të ngrohtë dhe diskutime të hapura mbi thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Përmes një mesazhi publik, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për të qëndruar krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e kapitujve të rinj të bashkëpunimit strategjik, në përputhje me vizionin e Presidentit Trump.
“Më shumë siguri. Më shumë zhvillim. Më shumë mundësi për qytetarët tanë dhe bizneset tona,” ka shkruar Osmani, duke theksuar synimin e përbashkët për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme.