Presidentja Osmani në Washington: Rrugëtimi i Kosovës – një histori qëndrese

22.10.2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në Uashington, ka folur për rrugëtimin e Kosovës dhe ka theksuar rëndësinë e mosdorëzimit në rrugën drejt lirisë.

Ajo ka ndarë një video në rrjete sociale me anë të së cilës mund të ndiqni fjalimin e plotë të saj në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies.

“Në Hopkins Bloomberg Center në Washington, D.C., ndava rrugëtimin e Kosovës – një histori qëndrese, uniteti dhe përparimi, si dhe theksova rëndësinë e mosdorëzimit kurrë në rrugën drejt lirisë.

Më poshtë një përmbledhje e fjalimit tim në Samitin e Lidershipit Ndërkombëtar të Grave në John Hopkins School of Advanced International Studies” ka shkruar Osmani.

https://www.facebook.com/reel/913652870679238