Presidentja Osmani: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë ta nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit 

30.08.2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë. E para e vendit, Vjosa Osmani tha se sot përkujtohet një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë. Ajo ka thënë se Kosova bashkë me komunitetin ndërkombëtarë duhet të angazhohen më shumë […]

Presidentja Osmani: Ndërkombëtarët t’i bëjnë presion Serbisë ta nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit  Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.

E para e vendit, Vjosa Osmani tha se sot përkujtohet një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Ajo ka thënë se Kosova bashkë me komunitetin ndërkombëtarë duhet të angazhohen më shumë që Serbia të tregojë për vendndodhjen e të zhdukurve.

“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë. Bëjmë thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin qe Serbia të përgjigjet për krimet e kryera por edhe të tregojë vendndodhjen e më te dashurvetanë”, ka thënë Osmani. 

Presidentja ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë presion Serbisë që të nënshkruaj marrëveshjen për të pagjeturit.