Presidentja Osmani: Do të vazhdojmë në vitin 2025 me angazhime për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve
02.01.2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar përmbylljen e një viti të mbushur me aktivitete në përfaqësimin ndërkombëtar të Kosovës.
Në një postim në Facebook, të shoqëruar me një video përmbledhëse, Osmani tha se angazhimet e saj do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2025, me fokus në mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve.
“Përmbyllëm një vit përplot me aktivitete në përfaqësim të Kosovës sovrane në arenën ndërkombëtare. Do të vazhdojmë edhe në vitin 2025 gjithnjë në mbrojtje të interesave të shtetit e të qytetarëve tanë,” shkruan Osmani.
Përmes këtyre aktiviteteve, synohet të avancohen marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe të përforcohet pozita e saj në arenën globale.