Presidenti i Kosovës shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaqi

Presidenti i Kosovës shpall të enjten ditë zie në nderim të policit Sami Thaqi
Çlirim Gashi

29.01.2020 / Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaqi, ka shpallur ditën e enjte, më 30 janar 2020, ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.

Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaqi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaqi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.

LEXO EDHE:  [FOTO] Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e 35-vjeçarit, i armatosur dhe i rrezikshëm

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit