Presidenca pret nga KPK proces të ri për përzgjedhjen e kryeprokurorit
Presidenca e Kosovës pret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) proces të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes tha për RTKlive se të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor. “Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë […]
Presidenca e Kosovës pret nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) proces të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.
Bekim Kupina, këshilltar për Media i presidentes tha për RTKlive se të gjitha çështjet janë trajtuar në letrën/njoftimin e Presidentes, të datës 17 tetor.
“Presim nga KPK që t’i adresojë shkeljet procedurale të përmendura në atë letër, në një proces të ri”, tha Kupina.