Policia kroate: Identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar, shoferi është dërguar në burgun e Pozhegës

28.07.2021

Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë. Sipas policisë, shoferi i autobusit është dërguar në burgun e Pozhegës dhe identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar. “”Dje (27 korrik), gjyqtari hetues mori në pyetje […]

Policia kroate: Identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar, shoferi është dërguar në burgun e Pozhegës Foto: Ilustrim

Policia kroate ka dal me disa informacione të reja në lidhje me aksidentin tragjik në Slavonski Brod, ku vdiqën 10 persona dhe u lënduan mbi 40 të tjerë.

Sipas policisë, shoferi i autobusit është dërguar në burgun e Pozhegës dhe identiteti i të gjitha viktimave është zbuluar.

“”Dje (27 korrik), gjyqtari hetues mori në pyetje 52-vjeçarin dhe më pas atij iu caktua një muaj paraburgim. Në të njëjtën ditë, i pandehuri është dërguar në burgun e Pozhegës. Është e rëndësishme të theksohet se identitetet e dhjetë viktimave janë vërtetuar”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan portal kroat Index.Hr.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se sot në mëngjes do të vijnë trupat e viktimave nga aksidenti, ndërkohë që ka thënë se po vazhdon trajtimi i të lënduarve ende në Kroaci si dhe në Kosovë.

Ai falënderoi popullin kroat duke thënë se nëse do të vonohej ndihma atëherë do të kishte më shumë viktima.

“Ka qenë moment i vështirë për gjithë shoqërisë tonë dhe për secilin prej tyre. Momente të rënda edhe për ata të cilët kanë ofruar ndihmën që në momentet e para.

Lirisht mund të themi se nuk kanë kursyer asgjë. Angazhimi i palës kroate ka qenë që nga kryeministri, ministrat e linjës por dhe gjitha stafi mjekësorë atje dhe gjithë qytetarëve mund të themi. Me këtë rast besoj se të gjithë ne duhet të shprehim mirënjohje dhe falënderime për këtë ndihmë që populli kroat na ka ofruar”, tha ai.