Edhe një muaj paraburgim për shoferin e autobusit që u aksidentua në Kroaci

06.11.2021

Më 27 korrik Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj 52 vjeçarit, shofer i autobusit të aksidentuar. Masë kjo e cila më 31 gusht u vazhdua edhe për dy muaj. Kjo me arsyetimin se ai mund të arratisej. Për 52 vjeçarin masa e paraburgimit do duhej të […]

Më 27 korrik Gjykata e Qarkut në Slavonski Brod i kishte caktuar masën e paraburgimit për 1 muaj 52 vjeçarit, shofer i autobusit të aksidentuar. Masë kjo e cila më 31 gusht u vazhdua edhe për dy muaj. Kjo me arsyetimin se ai mund të arratisej.

Për 52 vjeçarin masa e paraburgimit do duhej të përfundonte më 31 tetor, mirëpo sipas të dhënave nga Kroacia bëhet e ditur se masa e paraburgimit për shoferin është vazhduar edhe për një muaj.

Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline gazetari kroat Emirat Asipi, i cili bëri të ditur se kjo është konfirmuar nga organet e rendit në Kroaci.

Ndryshe si pasojë e aksidentit dhjetë persona vdiqën, 45 u plagosën, 15 prej tyre rëndë dhe 30 persona u plagosën lehtë. Mes të vdekurve ishte edhe një shofer i autobusit.

Shoferi u arrestua nën dyshimin për kryerjen e veprës penale sipas nenit 227 të Kodit Penal – duke shkaktuar aksident komunikacioni në trafikun rrugor.