2.
Përleshje në stacionin e autobusëve në Suharekë, arrestohen dy të mitur
04.12.2024
Një incident serioz ka ndodhur dje në orët e pasdites në stacionin e autobusëve në Suharekë, ku një grup të rinjsh janë përfshirë në një përleshje fizike.
Sipas raportimeve të policisë, gjatë kësaj përleshjeje është përdorur edhe një boks i hekurit, duke rrezikuar seriozisht jetën e të tjerëve.
Policia e Kosovës, e njoftuar për këtë rast, ka reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes. Gjatë kontrollit të zonës, forcat e rendit kanë gjetur tre fishekë dhe një bokës të hekurit.
Hetimet e mëtejshme të policisë kanë çuar në arrestimin e dy të dyshuarve të mitur, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesëmarrës aktivë në këtë incident.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dy të miturit janë liruar në procedurë të rregullt.