LVV
PDK
LDK
AAK

Përgatituni për borë! E diela sjell reshje të dendura

para 31 dite

Për të dielën, 12 janar 2025, parashikohet mot i vranët dhe me reshje bore të intensitetit të ndryshueshëm në të gjithë territorin e Kosovës.

Përgatituni për borë! E diela sjell reshje të dendura

Reshjet e dëborës do të jenë herë-herë të dendura, duke krijuar kushte për shtresa të reja bore.

Për shkak të ndryshimeve të intensitetit të reshjeve, më të mëdha priten në gjysmën e poshtme të Kosovës, veçanërisht në zonat jugore, ndërsa reshjet do të jenë më të pakta në pjesën veriore të vendit.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 10 deri 38 km/h, duke përkeqësuar ndjeshëm ndjesinë e ftohtësisë nëpër të gjithë rajonin.

Në aspektin e temperaturave, ato do të pësojnë ulje të mëtejshme. Temperaturat minimale do të variojnë nga -4 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale do të luhaten nga -2 deri në 0°C. Ky ulje i temperaturave pritet të krijojë kushte për ngricë në disa zona të Kosovës.

Kështu që, qytetarët duhet të jenë të përgatitur për kushte të ftohta dhe për mundësinë e formimit të shtresave të dëborës, sidomos nëpër rrugët malore dhe ato me lartësi më të madhe.

Etiketat

Ofertat e fundit