Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abrashi: Është interes i LDK-së që kjo qeveri të zgjasë sa më shumë

05.10.2020

Ka përfunduar mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së. Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Arban Abrashi, ka thënë se aty sot kanë diskutuar për punën e Qeverisë dhe zhvillimet e fundit në vend. “Ka pasë fjalë të mira për punën e Qeverisë. Është përshëndetur puna e Kryeministrit Avdullah Hoti. Takimi ka qenë më shumë […]

Përfundon mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Abrashi: Është interes i LDK-së që kjo qeveri të zgjasë sa më shumë

Ka përfunduar mbledhja e rregullt e Kryesisë së LDK-së.

Sekretari i Përgjithshëm i këtij subjekti, Arban Abrashi, ka thënë se aty sot kanë diskutuar për punën e Qeverisë dhe zhvillimet e fundit në vend.

“Ka pasë fjalë të mira për punën e Qeverisë. Është përshëndetur puna e Kryeministrit Avdullah Hoti. Takimi ka qenë më shumë informativ dhe nuk kemi hyrë në tema të “nxehta”, jashtë punës së Qeverisë”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se në takimin e sotëm nuk është diskutuar çështja e zgjerimit të koalicionit Qeverisës.

“Nuk kemi hyrë në këtë temë. Kemi folur për raportin me SHBA dhe përafrimin e këtyre raporteve. Është interes i LDK-së që kjo qeveri të zgjasë sa më shumë”, tha Abrashi.

Abrashi i është kundërpërgjigjur Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila tha sot se Qeveria nuk e ka legjitimitetin t’i përfaqësojë qytetarët.

“Qeveria po e bën një punë të mirë. Po flasim për demokraci përfaqësuese, ku deputetët e kanë votuar qeverinë dhe ajo përfaqëson popullin dhe ka legjitimitet”.

Etiketat