Bora fillon të zbardhë Kosovën, Abrashi tregon si është gjendja e rrugëve

26.12.2020

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar IHMK të shtunën në mbrëmje vendi ka filluar të zbardhet nga bora. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë. “24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme […]

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar IHMK të shtunën në mbrëmje vendi ka filluar të zbardhet nga bora.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se rrugët janë duke u mirëmbajtur 24 orë.

“24 orë mirëmbajtje të gjitha rrugët e Kosovës. Auto-udhët, rrugë rajonale dhe nacionale janë të kalueshme dhe po pastrohet bora në ato vende që ka pasur të reshura’, ka shkruar Abrashi në profilin e tij në Facebook.

Gjithashtu Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.