Përfundon afati, në PZAP deponohen mbi 350 ankesa

04.11.2021

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP. Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa.  Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se janë […]

Përfundon afati, në PZAP deponohen mbi 350 ankesa Foto: Ilustrim

Të gjithë kandidatët për asamble të cilët dyshojnë se iu është bërë ndonjë e padrejtë në numërim kanë pasur mundësi të ankohen brenda 24 ore në PZAP.

Ky afat ligjor tanimë ka përfunduar dhe në këtë institucion janë deponuar gjithsejtë 352 ankesa. 

Kryesuesi i Sekretariatit në PZAP, Mul Desku ka thënë për IndeksOnline se janë pranuar 352 ankesa. 

“Nga ora 16:00 e ditës së djeshme e deri sot PZAP-i ka pranuar 352 apele kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për kuvende komunale.

Afati i dorëzimit të apeleve ka qenë deri në ora 16:00 sot”, ka thënë Desku.

A e dini çka është KODI 95?
Voto