Performancë rekorde në ANP “Adem Jashari”
Muaji korrik i këtij viti është përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 e 2020. Kështu kanë njoftuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një postimi në Facebook. Ata thanë se ANP “Adem Jashari” pati performancë rekorde ku edhe falënderuan udhëtarët që shfrytëzuan shërbimet e tyre. “Muaji Korrik […]
Muaji korrik i këtij viti është përmbyllur me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 e 2020.
Kështu kanë njoftuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” përmes një postimi në Facebook.
Ata thanë se ANP “Adem Jashari” pati performancë rekorde ku edhe falënderuan udhëtarët që shfrytëzuan shërbimet e tyre.
“Muaji Korrik 2021 është përmbyllë me performancë rekorde krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2019 përderisa në Korrik 2020 ishte me humbje prej 68.39%.
Korrik 2019 kishte 280 013 udhëtarë
Korrik 2020 kishte 88 607 udhëtarë
Korrik 2021 janë 340 446 udhëtarë
Sa i përket muajit Gusht, vetëm në javën e parë janë realizuar 661 fluturime me një nr. udhëtarësh prej 104 256
Ne falenderojmë bashkëatdhetarët tanë dhe të gjithë udhëtarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA” thuhet në postimin e ANP-së.