Tentuan të kontrabandonin 100 boksa me cigare, dy shtetase të Shqipërisë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

18.04.2025

Një operacion i përbashkët i zyrtarëve policorë dhe doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka rezultuar sot në parandalimin e një tentative për kontrabandë të konsiderueshme me duhan.

Tentuan të kontrabandonin 100 boksa me cigare, dy shtetase të Shqipërisë ndalohen në Aeroportin e Prishtinës Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit zyrtar, dy udhëtare shtetase të Shqipërisë, të cilat kishin si destinacion përfundimtar Londrën dhe po udhëtonin tranzit përmes Prishtinës, janë ndaluar për kontroll nga zyrtarët kompetentë pasi kishin dorëzuar bagazhet e tyre.

Gjatë kontrollit të detajuar të dy çantave të tyre, zyrtarët kanë zbuluar plot 200 shteka (pako) cigaresh të llojit “Marlboro e kaltër”.

Dy pasagjeret, identiteti i të cilave nuk bëhet i ditur, janë shoqëruar menjëherë në zyrën e doganës së aeroportit. Autoritetet doganore pritet të ndërmarrin veprimet e mëtejme ligjore në lidhje me këtë rast të tentativës së kontrabandës.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More