Për një vit, 130 mjekë ikën nga Kosova

Mbi 100 mjekë çdo vit kërkojnë të ikin nga Kosova. Ndërkohë në vend gjatë vitit diplomojnë rreth 150 mjekë.

08.12.2021 / Lajme

Për një vit, 130 mjekë ikën nga Kosova
Foto: Ilustrim

Shumë shpesh janë ngritur shqetësime për këtë dukuri që po ndodh prej vitesh.

Vlerësohet se për t’i mbajtur mjekët specialistë në vend, duhet paga më të larta dhe kushte më të mira të punës.


Dijon Musliu, përfaqësues i Këshillit të Specializantëve, ka thënë se këtë vit nga vendi ynë kanë ikur mbi 130 mjekë.

Musliu në Sytë Shtatë në KlanKosova ka shtuar se mjekët kanë shkuar për të punuar jashtë vendit dhe se për shkak të kushteve të vështira financiare që i kishin nuk kanë mundur të presin më.

“Kosova e ka një krizë nuk është adresuar asnjëherë deri tani në kohë adekuate, vetën këtë vit kanë ikur mbi 130 mjekë, nga hulumtimet që kemi bërë ne në proces për të lëshuar vendin janë edhe 170 mjek”.

“Të gjithë këta që kanë ikur dhe që mendojnë të ikin, moshën mesatare e kanë 30-vjeç. Këta janë mjek që më nuk kanë mundur të preson me këto kushte financiare që i kemi”.

“Trendi i ikjes është duke u rritur, ne kemi kërkuar edukim të mirëfilltë specialistik dhe kompensim financiar për shkak të punës që kemi bërë, ta specifikojë se një orë e specializantit është e njëjtë me një orë të punës të një mjeku të rregullt,” ka thënë Musliu.

Themele të sigurta të së ardhmes, N.T.P.SH “HALITI”, gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin...

Lexo më shumë
KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *