FShSK sot mban konferencë për media, shkak pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë

03.10.2024

Federata Sindikale e Shëndetësisë sot do të mbajë një konferencë për media, në orën 14:00.

Arsyeja që ka çuar deri tek mbajtja e konferencës janë pakënaqësitë e punëtorëve shëndetësorë.

Ndërkaq, vendimi për konferencë ka ardhurpas mbledhjes së Këshillit Drejtues të kësaj federate.