Për dy muaj ndodhën shtatë vrasje e një vetëvrasje

29.02.2020

Dy muajt e parë të vitit 2020 na kanë përcjellur me vrasje e vetëvrasje, ku nga këto vrasje të vdekur kanë mbetur tetë persona. Djali i vogël i një familje po kërkohet për vrasjen e prindërve, derisa në Gjilan, një vajzë dyshohet si ka vrarët prindërit e saj si dhe vëllezërit dhe në fund edhe…

Për dy muaj ndodhën shtatë vrasje e një vetëvrasje Foto: Ilustrim

Dy muajt e parë të vitit 2020 na kanë përcjellur me vrasje e vetëvrasje, ku nga këto vrasje të vdekur kanë mbetur tetë persona.

Djali i vogël i një familje po kërkohet për vrasjen e prindërve, derisa në Gjilan, një vajzë dyshohet si ka vrarët prindërit e saj si dhe vëllezërit dhe në fund edhe veten.

Ndërkohë, të enjten ka ndodhur edhe një vrasje në Pejë, por që ende nuk dihet se nga kush është kryer.

Vetëm dy ditë pas ardhjes në Kosovë, çifti bashkëshortor u qëllua për vdekje me armë zjarri, në shtëpinë e tyre në Ortakoll të Prizrenit.

Afër trupave të tyre u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja.

I vetmi detaj që dihet deri tani është se çifti jetonin me djalin e tyre të vogël, i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës.

“Prokuroria është në kërkim të personit në fjalë dhe në momentin që organet e ndjekjes arrijnë ta sigurojnë prezencën e tij, atëherë do të veprojë konform dispozitave ligjore deri në vërtetimin e plotë të gjendjes faktike dhe sqarimit të të gjitha rrethanave të cilat janë relevante mbi zbardhjen e këtij rasti”, kanë deklaruar nga Prokuroria e Prizrenit për Express, ditë më parë.

Kosova u trondit edhe nga një vrasje e shumëfishtë që ndodhi më 18 shkurt në Gjilan.

Gjatë këtij muaji ndodhi edhe një vrasje tjetër. I vrarë mbeti një person. Ai fillimisht u ekzekutua, e më pas trupi iu dogj në veturën e tij.

Ndryshe, bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, gjatë vitit të kaluar në vend kanë ndodhur 17 vrasje, 10 prej të cilave kanë qenë vrasje të rënda. Shumica e tyre janë kryer në Prishtinë e Prizren.

Etiketat

Ofertat e fundit