Peci: S’ka vend për panik, sipërfaqet e mbjella me drithë janë 33 përqind më të mëdha sesa vitin e kaluar

10.07.2022

Peci tha se të dhënat zyrtare për korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë indivit tjetër, teksa shtoi se deklaratat e tilla, duke iu referuar Tahirit, janë dezinformuese për publikun. I pari i Bujqësisë së Kosovës tha se këtë vit, sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04 përqind më shumë se vitin e […]

Peci: S’ka vend për panik, sipërfaqet e mbjella me drithë janë 33 përqind më të mëdha sesa vitin e kaluar Foto: Ilustrim

Peci tha se të dhënat zyrtare për korrje-shirjeve i posedon vetëm Ministria e Bujqësisë dhe asnjë indivit tjetër, teksa shtoi se deklaratat e tilla, duke iu referuar Tahirit, janë dezinformuese për publikun.

I pari i Bujqësisë së Kosovës tha se këtë vit, sipërfaqja e drithërave të mbjellura është 33.04 përqind më shumë se vitin e kaluar, e që në total janë mbi 91 mijë hektarë, ku tha se nuk ka vend për panik.

“Nga të dhënat që posedojmë deri më tani si Institucion, teksa procesi i korrje-shirjeve është në vazhdimësi dhe akoma nuk është finalizuar, vetëm me grurë janë rreth 66,159.52 ha të mbjellura.

Kjo shifër përfshinë edhe sipërfaqet nën dy hektarë ndërsa mbi dy hektarë numri i sipërfaqeve të mbjellura është 51,282.96 hektarë me një rritje prej 15.55% krahasuar me vitin e kaluar, ku sipërfaqet e mbjellura me grurë mbi dy hektarë kanë qenë rreth 44,381.83 hektarë”.

“Ndërkaq vetëm për misrin kemi një rritje prej 90.93% të sipërfaqeve të mbjellura apo një total prej 36,901.66 hektarësh apo 17,574.15 hektarë më shumë se viti paraprak”, ka shkruar Peci.

Tutje, ai tha deri më tani, nga terreni raportohet që rendimenti në shumicën e vendeve e tejkalon edhe mesataren prej 4 mijë kilogramë për hektarë.