Peci për subvencionet: Për dy javë kemi shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës

  • 28.08.2022
Peci për subvencionet: Për dy javë kemi shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci përmes një konference për media ka bërë të ditur se programi i granteve kap shifrën prej 26 milionë euro.

Ai bëri të ditur se procesi i aplikimit për këtë program është mbyllur javën e kaluar.

“Javën që lam pas është mbyllur procesi i aplikimit për programin e zhvillimit rural apo siç njihet programi i granteve, në bashkëpunim me përfaqësuesit e shoqërisë civile ne kemi bërë një shpallje publike, të hapur për të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, njohës të fushave të cilët dëshirojnë të japin kontribut dhe ne i ftojmë që të jenë pjesë e procesit të monitorimit në programin i cili hap një shifër mbi 26 milionë euro në kuadër të programit të granteve”, u shpreh ai.


Ndërkaq, bëri të ditur se për dy javë janë shpërndarë 24.5 milionë euro për bujqit e Kosovës.

“Kam potencuar se java e tretë e gushtit do të jetë javë e fillimit të procesimit të mjeteve në kategorinë e subvencioneve dhe ne tashmë kemi filluar për një periudhë dy javore ne kemi arritur që të distribuojmë gjithsej një shifër monetare prej 24.5 milionë euro për bujqit e Republikës së Kosovës të cilët kanë aplikuar në programin e pagesave direkte për vitin 2022. Gjithsej përfitues deri në këtë fazë janë 16 mijë e 593 aplikues”, tha ai.

Tutje, Peci është shprehur se ka filluar procesi i pagesave direkte, përcjell Klankosova.tv.

“Ne kemi filluar procesin e pagesave direkte, mirëpo me qëllim që të mos vonohemi në proces të distribuimit të mjeteve kemi përcaktuar datën 2 shtator, në të cilën të gjithë fermerët që janë kutivues të kulturës së grurit, për shkak se programi për pagesa direkte për vitin 2022 në kategorinë e kulturës së grurit është një përkrahje e katërfishtë”.

“Sa i përketë rendimentit apo përkrahjes me 3 cent për secilin kilogram të grurit ne kemi caktur datën 2 shtator, andaj të gjithë fermerët që kanë qenë kultivues të grurit të deponojnë dëshmitë e tyre tek drejtoritë komunale për bujqësi, deri me datën 2 shtator dhe atë dëshmi ta procedojmë në ministrinë e bujqësisë dhe ne do të realizojmë një pagesë të veçantë për të gjithë ata fermerë që vendosin të deponojnë sasitë e grurit tek mullistët”, është shprehur ai.

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë