Pas seancës së përbashkët, nënshkruhet marrëveshja për organizmin e Lojërave Mesdhetare 2030

20.12.2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti, zhvilluan një takim të shkurtër pas seancës së përbashkët në Kuvendin e Kosovës, ku u nënshkrua marrëveshja për Lojërat Olimpike Mesdhetare.

Takimi mes dy liderëve zgjati vetëm pesë minuta, pas së cilës ata iu bashkuan një dreke të përbashkët.

Seanca e përbashkët mes Parlamentit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës u mbajt sot në Prishtinë, ku ishin të pranishëm 130 deputetë – 70 nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 nga Kuvendi i Shqipërisë. Në mbledhje morën pjesë edhe kryeministrat Rama dhe Kurti, si dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është hera e dytë që dy parlamentet mbajnë një seancë të përbashkët, pas mbledhjes së parë të organizuar më 27 nëntor 2022 në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të 110-vjetorit të Pavarësisë.