Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar

17.03.2024

Numri i qytetarëve të Kosovës të cilët udhëtuan drejt vendeve të Bashkimit Evropian e gjetiu, në janar të vitit 2024, ishte 287 mijë e 193 udhëtarë.

Pas liberalizimit të vizave, mbi 287 mijë qytetarë udhëtuan me aeroplanë gjatë muajit janar Foto: Ilustrim

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në janar të vitit 2024, numri i fluturimeve të realizuara ishte 996 ose 23.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Numri i udhëtarëve në total ishte 287 mijë e 193 ose 21.9 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (janar 2023)”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Transporti hekurudhor

“Ndërsa në muajin janar, numri i udhëtarëve ishte 5 mijë e 760 apo  4,0 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto tonë ishte  mijë e 002”, thuhet në njoftimin e ASK-së.

Po ashtu, ASK bën të ditur se në janar të këtij viti, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 mijë e 398 ose 2.7 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2,6 % më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në muajin janar 2024, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1.5 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Ndërsa, numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 292 654 ose 7.3 % më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, vijon njoftimi.