Pas identifikimit të variantit Omicron në Kosovë, MSh del me apel për qytetarët

27.12.2021

Ndërkaq, pas identifikimit të këtyre rasteve të infektimit me Omicron, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë në fuqi, në mënyrë të mbrojtjes nga ky virus. Nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se imuniteti i krijuar nga infektimi me virusin COVID-19, […]

Pas identifikimit të variantit Omicron në Kosovë, MSh del me apel për qytetarët Foto: vaksinimi_covid-19

Ndërkaq, pas identifikimit të këtyre rasteve të infektimit me Omicron, Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 dhe t’i zbatojnë masat mbrojtëse të cilat janë në fuqi, në mënyrë të mbrojtjes nga ky virus.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë theksuar se imuniteti i krijuar nga infektimi me virusin COVID-19, mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi me këtë virus.

“Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë”, është thënë nga MSH.

Njoftimi i plotë:

Imuniteti i krijuar nga infektimi me COVID-19 mund të mos jetë i mjaftueshëm për t’u mbrojtur nga ri-infektimi, prandaj vaksinimi mbetet mënyra më efektive për t’u mbrojtur nga COVID-19.

MSh u bënë thirrje që t’i zbatoni masat në fuqi dhe të të vaksinoheni. Inkurajoni edhe të tjerët për vaksinim të plotë.

Kosova disponon me vaksina të miratuara për përdorim nga trupat më relevant botërorë. Vaksinimi mund të bëhet kurdo, pa termin, pavarësisht vendbanimit e shtetësisë.

#Vaksinohu
#Festoshëndosh
#Bashkëiadalim