Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor, 46 ankesa dorëzohen në PZAP

19.10.2021

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve. Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në Facebook, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje […]

Parregullsitë gjatë procesit zgjedhor, 46 ankesa dorëzohen në PZAP Foto: Ilustrim

Ankesat janë paraqitur nga individ, subjekte politike, kandidatë për anëtar të Kuvendeve Komunale, të cilat do të shqyrtohen dhe vendosen nga PZAP-i brenda afatit ligjor prej 72 orëve.

Natyra e ankesave të paraqitura kanë qenë: Thyerje e heshtjes Zgjedhore – Sponsorizim i postimeve me përmbajtje elektorale në Facebook, thirrje për të votuar përmes SMS-ve, thirrje për të votuar përmes rrjetit social Facebook, vendosja e posterit në afërsi të Qendrave të Votimit.

Po ashtu, ankesa janë paraqitur edhe për postim i një fotografie me përmbajtje elektorale në rrjetin social në Facebook, shpërndarje e videove, fotove me përmbajtje elektorale në rrjetin social Facebook, thyerje e heshtjes zgjedhore – thirrje për të votuar nëpërmjet postimit të fotos se fëmijëve ne rrjete sociale Instagrami, nuk i është mundësuar votimi në VV, ankesa për shkak të mungesës së votave, parregullsi në vendvotime, parregullsi gjatë numërimit të votave nga ana e KVV-ve, grumbullimi i njerëzve si presion ndaj votuesve për të votuar subjektin e caktuar politik, fletëvotime te pavulosura.