Parashikohet ditë e ftohtë me reshje bore dhe shqote për të shtunën

para 6 dite

Për ditën e shtunë parashikohet një mot i vranët dhe reshje bore e shqote që do të përfshijnë pjesën më të madhe të vendit.

Parashikohet ditë e ftohtë me reshje bore dhe shqote për të shtunën

Sipas parashikimit, reshjet e borës dhe shqotes pritet të fillojnë që në orët e para të mëngjesit dhe të vazhdojnë deri në pjesën e parë të ditës, duke qenë më intensive në disa zona.

Gjatë pasdites, intensiteti i reshjeve pritet të ulet dhe të përqendrohet në zona të izoluara.

Era do të fryjë me shpejtësi mesatare prej 5-25 km/h, duke ardhur kryesisht nga drejtimi i veriut.

Këto kushte atmosferike do të ndikojnë në një ulje të ndjeshme të temperaturave, me minimale që parashikohen të lëvizin nga -2 deri në 0°C dhe maksimale nga 0 deri në 3°C.

Etiketat

Ofertat e fundit