Parashikimi i motit për të shtunën në Suharekë: Diell, vranësira dhe reshje të izoluara

28.06.2025

Të shtunën, moti në Suharekë pritet të jetë kryesisht me diell, i shoqëruar herë pas here me vranësira gjatë ditës.

Në orët e para të mëngjesit, parashikohen rrebeshe të izoluara shiu në disa zona të caktuara, të cilat mund të shoqërohen edhe me ndonjë shkarkesë rrufeje. Gjatë ditës nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriut dhe parashihet të jetë mjaft e fuqishme në periudha të caktuara, me shpejtësi që do të lëvizë nga 20 deri në 55 kilometra në orë.

Temperaturat do të pësojnë një rënie krahasuar me ditët e mëparshme. Ato minimale do të jenë ndërmjet 18 dhe 20°C, ndërsa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 27 deri në 31°C.

Banorët këshillohen të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit për shkak të mundësisë së reshjeve dhe erës së fortë.