Parashikimi i motit për të premten: Vranësira dhe reshje të izoluara bore
26.12.2024
Agjencitë meteorologjike kanë publikuar parashikimin e motit për ditën e premte, duke njoftuar se pritet një ditë me vranësira të ndryshme dhe intervale me diell.
Sipas parashikimit, ka mundësi të ketë edhe reshje të izoluara bore, veçanërisht në zonat e Rrafshit të Kosovës ku vranësirat do të jenë më të shtuara.
Era do të fryjë me shpejtësi mesatare prej 10 deri në 32 kilometra në orë dhe do të vijë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale për të premten parashikohen të lëvizin ndërmjet -2 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë në 3 deri në 7 gradë Celsius.