Parashikimi i motit për fundjavë, e shtuna me borë ndërsa e diela me diell

19.01.2024

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm. Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius. Do të fryjë erë […]

Parashikimi i motit për fundjavë, e shtuna me borë ndërsa e diela me diell Foto: Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se moti në Kosovë gjatë fundjavës do të jetë i qëndrueshëm.

Sipas njoftimit, të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.

Ndërsa, të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 .

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.