Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme
- 25.01.2022
- 0 komente
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) përmes një njoftimi, ka bërë të ditur parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme.

Nga IHK-ja kanë theksuar se masat e ajrit me origjinë polare janë duke u zhvendosur drejt lindjes duke krijuar mundësi për zbutjen e këtij acari.
Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -10 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
KOMENTE0
Leave a Reply