Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Në ditët e ardhshme përmirësim i motit, me vransira, intervale më të gjata me diell dhe pa të reshura. Orëve të mëngjesit ftohtë dhe me ngrica. Në fundjavë më ngrohtë.

Fushat anticiklonike që shtrihen mbi rajon, do të mundësojnë mot më të qëndrueshëm, me qarkullim jo të mirë ajror, dhe inverzione termike që mbajnë ndotësit ajror, më të përqëndruara pranë sipërfaqes.

Në këto raste cilësia e ajrit pëson një përkeqësim ngase indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta, e nga dita e shtunë madje edhe në shumë të dobëta vende-vende. Vetëm në raste kur mund të ketë erëra, kryesisht gjatë ditës indeksi mund të zbres edhe në vlera mesatare.

PrishtinaWeather ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i kthjellët dhe me diell.

26.03 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica.

27.03 – Pas mëngjesit me ngrica, ditën kryesisht me diell dhe më butë.

Temperaturat minimale gruadualisht do të shënojnë rrijte deri në 2C dhe 4C. Maksimalet gradualisht në rritje nga 5C deri në 15C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-7m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes edhe lartë mbi vlera normale.

RAPORTO