Parashikimi i motit në ditët e para të vitit 2021

Të shtunën kryesisht me diell.  Nga e diela rikthehen të reshurat e shiut, në vise malore borë.

Sipas Prishtina Weather edhe në fillim të javës rajoni ynë mbetet nën dominim të fushave ciklonike nga Italia, që kushtëzojnë një mot të ndryshueshëm, nga dita e martë kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës, e herë-herë me mundësi edhe për reshje lokale shiu.

2.01 – Në mëngjes ftohtë, përgjatë ultësirave me mjegull/mjegullinë.  Ditën kryesisht kthjellët dhe me diell.  Pasdite vonë dhe në mbrëmje vranësirat shtohen.  Vonë gjatë natës priten reshje shiu, vende-vende edhe shi i akullt, e në vise malore borë.

3.01 – Të reshurat vazhdojnë herët në mëngjes.  Ditën intervale më të gjata me diell.  Në mbrëmje me vranësira.  Nëpër ultësira mundësi për mjegull.

4.01 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë.  Ditën kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me shi, në vise malore me borë.

5.01 – Kryesisht vranësira dhe intervale me diell.  Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

6.01 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Me mundësi për reshje lokale shiu në perëndim të vendit.

Temperaturat e ajrit vijojnë të mbeten të larta për këtë periudhë, megjithë me një tendencë të rënies së lehtë.  Minimalet do të luhaten nga -2C deri në 3C, e maksimalet nga 7C deri 10C. 

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s.

Shtypja atmosferike në rritje të shtunën, më pas gradualisht në rënie.

RAPORTO