Paralajmërim i Ambasadës së SHBA-së: Gënjeshtrat për vizë, punësimi ilegal dhe qëndrimi i tejzgjatur në SHBA penalizohen ashpër

26.04.2025

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një paralajmërim të fortë për qytetarët që synojnë të udhëtojnë, punojnë ose qëndrojnë në SHBA.

Paralajmërim i Ambasadës së SHBA-së: Gënjeshtrat për vizë, punësimi ilegal dhe qëndrimi i tejzgjatur në SHBA penalizohen ashpër Foto: Ilustrim

Përmes një postimi zyrtar, ambasada thekson se çdo tentativë për të marrë vizë me gënjeshtra, punësimi pa leje pune ose qëndrimi i tejzgjatur përtej kohës së lejuar do të rezultojë në penalizime serioze.

Në njoftimin e ambasadës theksohet qartë se shkeljet e tilla ligjore mund të kenë pasoja të rënda, duke përfshirë burgosjen, deportimin nga Shtetet e Bashkuara dhe ndalimin e përhershëm për të aplikuar për një vizë amerikane në të ardhmen.

“Nëse gënjeni për të marrë një vizë, punoni pa leje ligjore ose qëndroni në Shtetet e Bashkuara pas skadimit të periudhës së vizes do të përballeni me ndëshkime serioze. Këto përfshijnë burgun, dëbimin dhe ndalimin e përhershëm të marrjes së vizës amerikane në të ardhmen”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

Ky paralajmërim shërben si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ata që planifikojnë të vizitojnë, punojnë ose jetojnë në Shtetet e Bashkuara. Ambasada e SHBA-së në Prishtinë nënvizon rëndësinë e respektimit të ligjeve dhe rregulloreve amerikane të imigracionit dhe vizave.

Mesazhi i ambasadës është i qartë: çdo përpjekje për të anashkaluar ligjin mund të ketë pasoja afatgjata dhe të pariparueshme për mundësinë e udhëtimit dhe jetesës në Shtetet e Bashkuara në të ardhmen. Qytetarët këshillohen të jenë të ndërgjegjshëm për rregullat dhe t’i ndjekin ato me rigorozitet.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More