Paraburgim për miturin në Ferizaj, tentoi të vrasë bashkëmoshatarin me thikë
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit që dyshohet për tentim vrasje të një bashkëmoshatari të tij.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Gjykata, i cili citon se i dyshuari e ka goditur viktimën tri herë me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut, raporton Reporteri.net.
Sipas njoftimit të Gjykatës, “…ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datë 27.04.2025, rreth orës 15:10, në një rrugë në Ferizaj, përkatësisht përballë shkollës se mesme të mjekësisë, i mituri me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin e mitur, në atë mënyrë që, pas një mosmarrëveshje të mëhershme, përmes rrjetit social “snapchat”, dhe me tu takuar në oborrin e shkollës së lartcekur, i mituri paraprakisht kishte siguruar një mjet të mprehtë-thikë, mjet ky i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimit të rëndë trupor apo dëmtimin e shëndetit, ku fillimisht e ofendon me fjalë banale të dëmtuarin, e më pas e godet tre herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe krahut”.
Vendimi për masën e paraburgimit është marrë duke vlerësuar rrezikun e mundshëm që i mituri të arratiset, të ndikojë në dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale. Rasti tani do të vazhdojë në procedurat e mëtejme gjyqësore.