E rëndë | Ndërron jetë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren

12.01.2026

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Prizren, ku ka ndërruar jetë një zyrtar i Gjykatës Themelore.

E rëndë | Ndërron jetë zyrtari i Gjykatës Themelore në Prizren Foto: Ilustrim

Bëhet fjalë për Trimor Ollonin, punonjës i kësaj gjykate, i cili është dërguar pa shenja jete në repartin e Emergjencës. Sipas burimeve, rreth orës 15:00 është pranuar njoftimi se viktima ishte transportuar për ndihmë mjekësore, mirëpo ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, si dhe hetuesit, ndërsa rasti është hapur dhe po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit fillestar mjekësor, dyshohet se shkaku i vdekjes është arresti kardiak. Megjithatë, për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit, me urdhër të Prokurorit Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More