Para Vitit të Ri do të bëhen pagesat për mësimdhënësit që ishin pjesë e projektit e-Mësimi

27.12.2021

Në një postim në Facebook, Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se do të kryhen pagesat edhe për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM. Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të […]

Para Vitit të Ri do të bëhen pagesat për mësimdhënësit që ishin pjesë e projektit e-Mësimi Foto: SuharekaOnline

Në një postim në Facebook, Nagavci po ashtu ka bërë të ditur se do të kryhen pagesat edhe për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM.

Para Vitit të Ri do të realizohen pagesat për vajzat dhe gratë përfituese të bursave STEM, ashtu si dhe pagesat për mësimdhënësit, koordinatorët dhe redaktorët-lektorët që kanë qenë të angazhuar në procesin e projektit e-Mësimi, e të cilëve qeveria e kaluar nuk u kishte kryer obligimet për punët e realizuara sipas marrëveshjes.

Me mbështetjen shtesë nga Qeveria e Kosovës me mbi 4 milionë euro do të kryhen edhe pagesat për librat shkollorë. Kursejmë energjinë elektrike e vazhdojmë me punë”, shkruan Nagavci.

Projekti e-Mësimi ishte zhvilluar me qëllim të ndjekjes së procesit mësimor nga nxënësit për shkak të pandemisë me koronavirus në Kosovë.