Nagavci njofton se do të lirohen nga pagesa e Qendrës së Studentëve këto kategori

30.10.2023

Me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, Ministrja Nagavci ka nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë. Përmes këtij vendimi do të lirohen nga të gjitha detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë, kategoria […]

Nagavci njofton se do të lirohen nga pagesa e Qendrës së Studentëve këto kategori Foto: Ilustrim

Me qëllim të mbështetjes dhe asistencës së disa kategorive të studentëve, Ministrja Nagavci ka nënshkruar vendimin për lirimin nga pagesa e banimit dhe të ushqimit në mensë të Qendrës së Studentëve në Prishtinë.

Përmes këtij vendimi do të lirohen nga të gjitha detyrimet për pagesën e banimit në konvikte dhe të ushqimit në mensë, kategoria e studentëve si në vijim:

Studentët, fëmijët e dëshmorëve;

Studentët, fëmijët e invalidëve të luftës;

Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale;

Studentët me nevoja të veçanta.

Studentët e familjeve përfituese të asistencës sociale, duhet të parashtrojnë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, kërkesën për lirim përkatës nga pagesa të caktuar me konkurs.

Gjithashtu, nga pagesa e banimit në konvikte të Qendrës së Studentëve në Prishtinë do të lirohen edhe kategoria e studentëve si në vijim:

Parlamenti studentor i UP-së; 

Studentët të cilët janë më shumë se një studentë nga një familje banues në QSP (lirohet një).