Pandemia gjatë vitit 2020, Kodra: Është rritur numri i ankesave lidhur me shërbimet shëndetësore

18.01.2021

Situata e krijuar nga pandemia me COVID-19 gjatë vitit 2020 për disa muaj kishte rënduar tej mase jo vetëm jetën e qytetarëve por edhe sistemin shëndetësor. Në shumë raste marrja e shërbimeve nga mjektë nuk ka qenë e lehtë , pasiqë krahasas rasteve të zakonshme sistemi shëndetësor ishte stërngarkuar edhe nga rastet e të infektuarve […]

Pandemia gjatë vitit 2020, Kodra: Është rritur numri i ankesave lidhur me shërbimet shëndetësore Foto: Ilustrim

Situata e krijuar nga pandemia me COVID-19 gjatë vitit 2020 për disa muaj kishte rënduar tej mase jo vetëm jetën e qytetarëve por edhe sistemin shëndetësor.

Në shumë raste marrja e shërbimeve nga mjektë nuk ka qenë e lehtë , pasiqë krahasas rasteve të zakonshme sistemi shëndetësor ishte stërngarkuar edhe nga rastet e të infektuarve me COVID-19.

Në një prononcim për KTV inicuesi i krijimit të Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë dhe një prej themeluesëve të saj, Besim Kodra, ka bërë të ditur se gjatë vitit 2020 si shoqatë kanë pasur më shumë ankesa nga pacientët në krahasim me vitet e kaluara, e kjo për shkak të pandemisë.

Sipas Kodrës fakti që SHSKUK-ja i ka ndërprerë shërbimet, nënkupton që është shkelje sepse për ta vendosur ndërprerjen duhet të ketë vendim nga Qeveria apo Ministria e Shëndetësisë.

Shqetësuese gjithashtu sipas tij është edhe rastet kur qytetarët janë detyruar që ti blejnë vet barnat.

Ndryshe Besim Kodra është anëtarë i Bordit për Mbikëqyrje Etike dhe Profesionale në Ministrinë e Shëndetësisë, Anëtar i Grupit të Angofit për specializim të mjekëve familjarë, kryetar i Bordit të Organizatave për të Drejta në Shëndet Seksual dhe Riprodhues, anëtar i grupit punues të Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 02/L-38 për Inspektoratin Shëndetësor, po ashtu edhe në shumë grupe tjera për plotësim/ndryshim të Ligjeve dhe të Udhëzimeve Adminsitrative në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë. Pjesmarrës në shumë nisma ligjore për shëndetësi dhe jo vetëm.