Pako e Ringjalljes Ekonomike, i punësuari mund të aplikoj për subvencionim të pagës
Vendimet për subvencionim sipas masave:1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe1.3 – Mbështetja e punësimit të grave. Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga […]
Foto: SuharekaOnline
Vendimet për subvencionim sipas masave:
1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;
1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe
1.3 – Mbështetja e punësimit të grave.
Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.
Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org.
Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:
Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);
Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);
Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€).
Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.
Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.