Paga e ulët dhe kushte jo të mira të punës, të rinjtë po ikin nga Kosova

09.12.2021

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sindikata ka alarmuar vite më parë lidhur me situatën e krijuar për mungesën e punëtorëve. Sipas Azemit, kushtet jo të mirë të punës në sektorin privat e kanë sjellur këtë gjendje. Po ashtu, ai […]

Paga e ulët dhe kushte jo të mira të punës, të rinjtë po ikin nga Kosova

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi ka thënë për Radion Evropa e Lirë se sindikata ka alarmuar vite më parë lidhur me situatën e krijuar për mungesën e punëtorëve.

Sipas Azemit, kushtet jo të mirë të punës në sektorin privat e kanë sjellur këtë gjendje.

Po ashtu, ai kas shtuar se me vite të tëra kanë tërhequr vërejtjen se sektorit privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të Punës.

“Me vite të tëra kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të punës. Në mungesë të respektimit të të drejtave, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga puna”, thotë Azemi.

Sipas të parit të SPSPK-së, punëtorët po paguhen nga punëdhënësit me pagë minimale. Paga minimale për të punësuari e moshës nën 35 vjeç është 130 euro, ndërsa 170 euro është për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Punëtorët e këtij sektori po ankohen edhe për orar të stërzgjatur të punës.

Në anketën e fundit të ASK-së, të publikuar në tetor të këtij viti, të intervistuarit që punojnë në sektorin publik, kanë thënë se punojnë deri në 39 orë në javë, ndërsa ata në privat deri në 43 orë. Ndërsa, me Ligjin e Punës, orari i plotë është 40 orë në javë.

Azemi: Të rinjtë po ikin nga Kosova

Paga e ulët dhe kushtet jo të mira të punës, shton Azemi, kanë bërë që punëtorët – kryesisht të rinjtë – të largohen nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2020, nga Kosova janë larguar 8,724 banorë. Disa prej tyre kanë ikur për shkak të gjetjes së një vendi të punës apo për studime afatgjata.

Përveçse në vendet e Bashkimit Evropian, një numër i kosovarëve ka emigruar edhe në vende të tjera, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi e Kanada./REL/

Etiketat