Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë

15.06.2024

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po merr pjesë në Samitin e Paqes që po mbahet në Zvicër që po mbahet në në Bürgenstock, afër Lucernit

Osmani nga Samiti për Ukrainën: Do ta ndajmë tregimin e Kosovës – nga zero në model të demokracisë Foto: Ilustrim

Nga atje, Osmani u paraqit përmes një lidhjeje direkte në llogarinë e saj në “Facebook”, kur tha se Kosova i bashkohet thirrjeve të të gjithë atyre të cilët shtyjnë përpara konceptin e paqes së drejtë, atë të ndërlidhur me drejtësinë me viktimat që kanë vuajtur gjatë luftës.

“Siç e dimë nga përvoja e jonë e hidhur në Kosovë, nuk mjafton që thjeshtë paqen ta shohim si koncept të izoluar, pasi ajo në masë të madhe varet edhe nga drejtësia, drejtësia për viktimat, për ata që kanë vuajtur më së shumti gjatë luftës”.

“Si Kosovë, besoj se jemi në pozicion me të gjithë të tjerët që marrin pjesë në këtë Samit që të ndajmë storjen tonë, tregimin e Kosovës si një shtet që është ndërtuar nga zero, si një shtet që ka vuajtur e sakrifikuar shumë. Megjithatë, jemi shndërruar në një model të demokracisë dhe aleancave të fuqishme”, tha Osmani