Osmani në Turqi takohet me Erdoganin, e falënderon për angazhimin në sigurinë e rajonit
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan. Ajo përmes një postimi në X tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit. “Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha […]
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e saj turk, Reccep Tayyip Erdogan.
Ajo përmes një postimi në X tha se e ka falënderuar atë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë në sigurinë e rajonit.
“Sot në Stamboll takova Presidentin Erdogan. Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen dhe angazhimin e Turqisë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë. Ne jemi të përkushtuar të vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin mes vendeve tona”.