Osmani: Mësuesit janë garancia për formimin e brezave të ardhshëm

07.03.2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka uruar 7 Marsin të gjithë mësimdhënësve. Ajo ka thënë se mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

Osmani: Mësuesit janë garancia për formimin e brezave të ardhshëm Foto: Ilustrim

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar.

“137 vite më parë me ndërtimin e mësonjëtores së parë shqipe u vu guri themeltar i arsimit shqip. Investimi në arsim është jetik për mirëqenien shoqërore dhe shtetërore. Shkolla dhe mësuesit luajnë një rol vendimtar për një shoqëri të përparuar dhe shtet të zhvilluar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ajo u shpreh se sa më shumë investime në arsim, më shumë do të nderohet përkushtimi i palodhur i mësuesve.

“Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm. Të dashura mësuese, të dashur mësues, urime 7 Marsi!”, ka uruar Osmani.