Osmani: Lufta kundër dhunës ndaj grave është betejë për të gjithë ne

26.11.2024

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë një thirrje për një angazhim më të madh në luftën kundër këtij fenomeni.

Në një postim në platformën X, Presidentja Osmani ka theksuar se dhuna ndaj grave nuk është vetëm një problem individual, por një plagë e shoqërisë në tërësi. “Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë”, ka shkruar ajo.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, na kujtohet se lufta nuk është vetëm për gratë – është për familjet, shoqëritë e lulëzuara dhe të ardhmen e vetë drejtësisë”, ka shtuar Presidentja.

Me këtë deklaratë, Presidentja Osmani ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të të gjithë aktorëve të shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve në luftën kundër dhunës ndaj grave. Ajo ka bërë thirrje për një angazhim të përbashkët për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe më të sigurtë për të gjitha gratë.

Dhuna ndaj grave është një problem global që prek miliona gra çdo vit. Në Kosovë, si në shumë vende të tjera, kjo dukuri vazhdon të jetë një shqetësim serioz. Deklarata e Presidentes Osmani vjen si një kujtesë e rëndësishme për të gjithë ne se duhet të punojmë së bashku për të eliminuar këtë problem.