Osmani kujton Rugovën në 79 vjetorin e lindjes: Ideator dhe arkitekt i Kosovës së pavarur

02.12.2023

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij. “Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur”, tha Osmani. Osmani tha se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë. “Na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo […]

Osmani kujton Rugovën në 79 vjetorin e lindjes: Ideator dhe arkitekt i Kosovës së pavarur Foto: Ilustrim

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka kujtuar ish-presidentin historik Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

“Sot e kujtojmë ditëlindjen e ideatorit e arkitektit të Kosovës së pavarur”, tha Osmani.

Osmani tha se 2 dhjetori kujton rrugëtimin drejt lirisë dhe pavarësisë.

“Na e forcon bindjen për fuqizimin e përditshëm të saj, ngase ajo ndër të tjera, është e lidhur edhe me jetën e një njeriu, i cili i dha kuptim asaj, njëherë si shkrimtar e intelektual, e pastaj si prijës politik i popullit të vet, duke u bërë model për gjithë njerëzimin”, tha Osmani.

“I përjetshëm kujtimi për prijësin tonë historik!”, theksoi ajo.

Ish-presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, lindi më 2 dhjetor 1944.

Po të ishte gjallë ai do t’i mbushte 79 vjet.