Osmani e Kurti sot do të takohen me senatorët Shaheen dhe Welch

13.10.2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch. Takimi do të mbahet sot në orën 10:00. Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media. Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për […]

Osmani e Kurti sot do të takohen me senatorët Shaheen dhe Welch Foto: Ilustrim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Peter Welch.

Takimi do të mbahet sot në orën 10:00.

Zyra e Kurtit njofton se pas takimit do të ketë deklarim për media.

Senatorët do ta nisin takimin fillimisht me presidenten Osmani, në orën 09:15 në kabinetin e saj, për të vazhduar në takim me kryeministrin Kurti.

Senatorja Shaheen pak më parë u deklarua në platformën “X” se vizita e tyre në Ballkanin Perëndimor do të bëhet “për të siguruar aleatët se SHBA-ja është e angazhuar në mënyrë aktive dhe mbështetëse për aspiratat demokratike të kombeve të tyre”.