Osmani: Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, hap i rëndësishëm për bashkëpunim

05.05.2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë mes dy shteteve.

Osmani: Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës, hap i rëndësishëm për bashkëpunim Foto: Ilustrim

Lajmi u bë i ditur pas takimit të presidentes Osmani me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah, ku u nënshkrua marrëveshja për heqjen e vizave ndërmjet dy vendeve.

“Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona,” deklaroi presidentja Osmani.

Ajo theksoi se kjo marrëveshje nuk është thjesht një lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë. Heqja e vizave pritet të lehtësojë udhëtimet mes dy vendeve dhe të hapë rrugë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, duke përfshirë turizmin, kulturën dhe ekonominë.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More