Osmani arrin ne Samitin për Paqe në Ukrainë, pritet nga Zelensky dhe presidentja zvicërane
15.06.2024
Në Lucern të Zvicrës, sot do të mbahet Samiti i Paqës për Ukrainën.
Në mesin e shumë shteteve pjesëmarrëse në këtë samit, është edhe Kosova.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbërritur në këtë samit. Ajo është pritur nga Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky dhe Presidentjs zvicerane.
”Ne jemi këtu për të ripërkushtuar mbështetjen tonë për lirinë e Ukrainës” ka shkruar Osmani në X.
Gjatë këtij samiti do të diskutohet mbi hapat që duhen ndërrmarrë për të shkuar drejt paqes në Ukrainë.